Prokuroria e Kavadarit po heton dy raste të dhunës seksuale ndaj fëmijëve, kërkoi paraburgim për të dyshuarit

Prokuroria Themelore Publike e Kavadarit lëshoi ​​urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore në dy raste të ndara në të cilat ekzistojnë dyshime për vepër penale – Përdhunim i një fëmije nën 15 vjeç sipas nenit 188 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

Në rastin e parë, dyshohen dy të rritur nga Negotina, të cilët së pari kanë kryer vepër penale – Kënaqje e pasioneve seksuale para një tjetri sipas nenit 190 të Kodit Penal. Ata kanë pasur marrëdhënie seksuale para një fëmije të mitur, i cili i ka filmuar me telefon celular.

Në korrik të vitit të kaluar, ndërsa fëmija ishte 14 vjeç, njëri nga dy të dyshuarit e ka nxitur vazhdimisht të miturin të ketë marrëdhënie seksuale me të, për të cilat i ka dhënë shuma të caktuara parash.

Prokurori Publik propozoi masë paraburgimi për të dyshuarin për përdhunim të një fëmije, për të cilën kërcënohet me dënim me burg prej të paktën 8 vitesh.

Prokuroria e Kavadarit po zhvillon procedurë dhe po propozon masë paraburgimi kundër një babai nga Kavadari i dyshuar për vepra të tjera seksuale ndaj vajzës së tij 13-vjeçare.

Ai e preku vajzën disa herë ndërsa ishte në gjendje të dehur, gjë që ngre dyshime se kreu vepër penale sipas paragrafit 5 të nenit 188, i cili dënohet me burgim prej të paktën tre vjetësh.

Ndryshe rasti i fundit i kësaj natyre ishte para mbi një jave. 16 vjeçarja nga fshati Sllupçan i Komunës së Likovës dyshohet se është abuzuar me muaj të tërë nga disa persona për favore seksuale dhe financiare.

Rasti është denoncuar më 2 janar në Stacionin Policor të Kumanovës nga prindi i së miturës. Sipas denoncimit, e mitura dyshohet se është zhvatur, kushtëzuar dhe shantazhuar, pasi një nga të dyshuarit posedonte fotografi eksplicite të saj dhe e kërcënonte se do t’i publikonte nëse nuk i jepte para. Aktit dyshohet se i janë bashkuar edhe persona të tjerë, përfshirë një familjar i afërt i viktimës. 

Më pas, Policia e Kumanovës nisi hetimet për abuzimin seksual të së miturës dhe cenimin me materiale intime. Më 2 janar policia ka arrestuar 31 vjeçarin me iniciale N.A. nga Sllupçani, ndërsa pesë persona u morën në bisedë informative. Dy prej tyre dyshohen për kushtëzim, ndërsa të tjerët për abuzim seksual. Hetimet janë zgjeruar dhe vazhdojnë për të identifikuar dhe ndjekur penalisht të gjithë të përfshirët. 

Ndërkohë, në 9 janar Prokuroria Publike në Kumanovë u bëri thirrje të gjitha palëve që nuk janë të përfshirë drejtpërdrejt në rast të përmbahen nga komentet publike dhe të respektojnë dhimbjen dhe gjendjen emocionale të së miturës, me qëllim që hetimi të zhvillohet në mënyrë të qetë, efikase dhe të drejtë.