Projektligji për Arsimin e Lartë në Maqedoninë e Veriut do të shpaloset të hënën në ENER

Projektligji për Arsimin e Lartë do të postohet në Regjistrin Kombëtar të Rregulloreve (ENER) të hënën për diskutim dhe dorëzim propozimesh dhe sugjerimesh. Kjo është një paketë prej tre ligjesh të lidhura – përveç tij, pritet të postohen gjithashtu në ENER edhe Ligji për Cilësinë në Arsimin e Lartë dhe Ligji për Veprimtarinë Shkencore dhe Kërkimore, raporton SP, përcjell Portalb.mk.

“Aktualisht, kriteret për përzgjedhjen në tituj, financimi i universiteteve dhe mundësitë për avancimin e të gjithë komunitetit akademik janë me interes më të madh për komunitetin akademik”, tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

Sipas Janevskës, zgjidhja e re ligjore për arsimin e lartë duhet të përmirësojë cilësinë e mësimdhënies në fakultete në mënyrë që të rrisë pozicionin e universiteteve tona në Renditjen e Shangait.

Vitin e ardhshëm do të miratohet Ligji i ri për Arsimin e Lartë, i cili do të ofrojë më shumë mundësi dhe më të mira për studentët dhe pedagogët, por do të rrisë edhe standardet e cilësisë që do të duhet të ndjekin institucionet e arsimit të lartë, kështu kishte deklaruar ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në vitin 2024.

Në fund të vitit 2025, u përzgjodh përbërja e re e Këshillit për arsimin e lartë dhe kërkime shkencore në Maqedoninë e Veriut. Përbërja e re është zgjedhur pasi anëtarëve të kaluar u ka kaluar mandate. Ky ekip duhet të përpilojë formulën e rë për financimi ne artimit të lartë dhe ligjeve të reja.