Problemet e qytetarëve me shërbimet financiare digjitale në RMV, Banka Popullore publikoi broshurën

Banka Popullore ka përgatitur broshurë përmes së cilës planifikon të këshillon qytetarët rreth digjitalizimit të shërbimeve financiare, duke theksuar që kjo sfidë është prezent nëpër vende të ndryshme në botë, transmeton Portalb.mk.

“Në muajin evropian të sigurisë kibernetike- tetor, Banka Popullore me qëllim shpjegimin e rreziqeve dhe masat e kujdesit që duhet ndërmarrin qytetarët që të zbusin ose t’i anashkalojnë pasojat e padëshiruara, ka publikuar broshurë Siguria gjatë përdorimit të produkteve dhe shërbimeve financiare digjitale“, njoftoi Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut.

Ata theksojnë që si institucion punojnë në vazhdimësi për ndërgjegjësimin e publikut në lidhje me rreziqet e mundshme që vijnë nga përdorimi i shërbimeve digjitale financiare.

“Digjitalizimi sjell shumë lehtësi, por gjithashtu edhe kërcënime që janë të lidhura me sigurinë kibernetike. Jemi dëshmitarë se gjithkund në botë ka raste të mashtrimeve që janë të lidhura me përdorimin e shërbimeve digjitale, prandaj është e rëndësishme që qytetarët gjatë përdorimit të mjeteve për produkte dhe shërbime financiare online, të dinë se si t’i mbrojnë të dhënat e tyre e në këtë mënyrë të mbrojnë identitetin dhe pasurinë nga keqpërdorimet e mundshme”, raportojnë nga Banka.

Banka përkujtoi që në shërbimet digjitale bëjnë pjesë edhe pagesa me kartela pagesore përmes internetit, bankim elektronik, pagesa me telefon celular dhe kredi online.