Presidentja Siljanovska Davkova fali pesë të dënuar me rastin e festës së Ilindenit

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, me rastin e festës së Ilindenit, ka falur pesë persona të dënuar. Dy prej tyre janë falur plotësisht, dhe tre janë liruar pjesërisht nga ekzekutimi i mëtejshëm i dënimit me burg, transmeton Portalb.mk.

Pesë të dënuarit janë falur për një periudhë prej dy deri në katër muaj, gjë që ka sjellë lirimin e plotë të dënimit me burg për dy prej tyre, njofton zyra e presidentes.

Andrej Metodija Mojsoski nga fshati Sellcë dhe Miran Latif Ismani nga fshati Sllatinë janë liruar plotësisht nga vuajtja e pjesës tjetër të dënimit me burg.

Në ndërkohë, janë liruar pjesërisht tre persona – Bllazhe Vladimir Stojanov nga Shtipi, për 2 muaj, Vanço Delçe Krzhovski nga Pehçeva për 2 muaj, Nenad Dushko Magdeliniqi nga Shtipi, poashtu për 2 muaj.

Kjo është falja e parë e të dënuarve nga kryetarja Siljanovska Davkova.

Komisioni i Faljes është formuar më 29 korrik. Kryetar i Komisionit për falje u emërua Metodija Kanevçev, dhe Gordan Kalajxhiev, Arlinda Kadri Sahinoviq, Zora Mitiq, Ana Gjorgjieva Ivanovska, Sashe Dimovski dhe Ajten Shaqiri.

Komisioni për falje nuk është mbledhur që nga janari i këtij viti, ndërsa përbërjen e mëparshme të përbërë nga ish-presidenti Stevo Pendarovski e ka udhëhequr Urania Pirovska.

Për shkak të zgjedhjeve presidenciale, nuk u zgjodh përbërja e re e komisionit.