Presidentja Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në varrimin e Papa Françeskut

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot do të marrë pjesë në meshën mortore kushtuar  Papa Françeskut, e cila do të mbahet para Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan, njofton Portalb.mk.

Mesha do të drejtohet nga kardinali Giovanni Battista Re, Dekan i Kolegjit të Kardinalëve.

Në lamtumirën e fundit të Papës në Sheshin e Shën Pjetrit pritet të marrin pjesë liderë të shumtë botërorë – presidentë dhe kryeministra, anëtarë të familjeve mbretërore, udhëheqës fetarë dhe rreth 200.000 besimtarë.

Papa Françesku do të varroset në Bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë.

Papa Françesku ndërroi jetë më 21 prill në rezidencën e tij.