Prej sot Gjermania me rregulla të reja për marrjen e vizës për punë, s’ka më short

Nga sot, 1 qershor 2024, kanë ndryshuar rregullorat për marrjen e vizës. Kjo mënyrë përshpejton ndjeshëm procesin e vizave duke marrë pëlqimin paraprak nga Agjencia Federale e Punësimit. Me këtë bie poshtë procesi i llotarisë dhe vetëm për disa javë mund të merrni termin për vizë, njoftoi Ambasada gjermane në Shkup, transmeton Portalb.mk.

“Nga 1 qershori 2024, mund ta përshpejtoni ndjeshëm procesin e vizave duke marrë pëlqimin paraprak: Për ta bërë këtë, punëdhënësi juaj i ardhshëm duhet të aplikojë për të marrë pëlqimin nga Agjencia Federale e Punësimit, para se ju të bëni një termin për të aplikuar për vizë. Sapo punëdhënësi juaj i ardhshëm të ketë marrë pëlqimin paraprak nga Agjencia Federale e Punësimit, ju mund të bëni një termin dhe të aplikoni për vizë duke paraqitur pëlqimin tuaj paraprak. Me këtë bie poshtë procesi i lotarisë dhe brenda pak javësh do të merrni një termin në VisaMetric. Tërheqja e fundit u zhvillua në muajin maj për terminet në qershor 2024″, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Terminet sipas procedurës së re do të aktivizohen në gjysmën e parë të muajit qershor.

Kujtojmë se në gusht 2023, ambasada njoftoi  se ka ndryshuar procedurën për aplikim për vizë pune edhe për rregulloren për Ballkanin Perëndimor, dhe se nga shtatori 2023aplikimi për vizë bëhet përmes me operatorit të jashtëm VisaMetric DOOEL.