Prej nesër fillon “Java e filmit suedez” në Shkup, planifikohet shfaqja e pesë filmave

Në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut prej 10 deri më 15 gusht do të realizohet “Java e filmit suedez” ku planifikohet shfaqja e pesë filmave dokumentar nga Suedia, transmeton Portalb.mk.

Shfaqja e filmave do të fillon prej orës 20:00. Më 10 gusht do të shfaqet “Pride and Prejudice”, 11 gusht “Historja – Stitches for Sapmi”, më 12 gusht “Children of the Enemy”, 14 gusht “The Choir” dhe më 15 gusht “Sabaya”.

Ndryshe, Kinoteka ka njoftuar që prej 10 deri 13 gusht do të mbahet edhe “Festivali i filmit Flipbuk 2023” në kinemanë verore, ku në hapje do të shfaqen katër filma të animuar. Për filmin më të mirë të animuar, në festival do të garojnë 14 tituj, ndërsa në kategorinë e studentëve për filmin më të mirë të animuar do të garojnë 19 tituj.