Policia e Maqedonisë së Veriut e arrestoi një tifoz për sjellje agresive
Për shkak sjelljes së dhunshme, Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një tifoz në një ndeshje hendbolli që po luhej në Kavadar. Kallëzim penal është paralajmëruar ndaj tij dhe ndaj organizatorëve, transmeton Portalb.mk.
“Nëpunësit policorë të NJPB Kavadar arrestuan A.R. (24) nga Manastiri, për shkak se në sallën sportive “Jasmin” në Kavadar, gjatë zhvillimit të ndeshjes së hendbollit ndërmjet ekipeve të KH Vardar nga Shkupi dhe KH -Eurofarm Pelister nga Manastiri, është sjellë në mënyrë të padenjë dhe agresive ndaj lojtarëve të KH Vardar”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.
Bazuar në Ligjin për parandalimin e dhunës dhe sjelljes së padenjë në ndeshjet sportive, Policia paralajmëroi që kallëzim penal do të ketë edhe ndaj organizatorëve.
Policia ka theksuar se po merren masa për zbardhjen e rastit kur një tifoz nga Manastiri ka ndezën mjete piroteknike në sallë.