Policia arrestoi nëntë persona në Kërçovë, për prerje të paligjshme të druve

Sektori për Punë të Brendshme Ohër ka parashtruar kallëzim penal në PTHP Kërçovë kundër nëntë personave për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje e veprës penale “vjedhje”, ndërsa ndaj dy prej këtyre personave është paraqitur një kallëzim penal nga neni 382 “pengim i një zyrtari në kryerjen e një veprimi zyrtar”. Të nëntë personat janë privuar nga liria dhe me kallëzim penal i janë dorëzuar PTHP Kërçovë për procedurë të mëtutjeshme, transmeton Portalb.mk.

“Dje (09.08.2024), në një aksion të koordinuar të Departamentit të Policisë Kriminale, SPB Ohër dhe Departamentit për Operacione Speciale të Policisë – Njësiti për dislokim të shpejtë, në territorin e Komunës së Kërçovës në vendin e quajtur “Kuturov dol “, personat janë kapur derisa po kryenin prerje të paligjshme dhe  shpërndarje e drunjve për nxemje në një zonë pyjore, pavarësisht ndalesës aktiv për lëvizje në pyll. Personat ishin pa leje dhe dokumentacion përkatës për prerje, dorëzim dhe transport të druve për ngrohje. Personave iu morën celularët dhe sendeve që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e krimit, si dhe një automjet mallrash “MAN” dhe një xhip “Opel Frontera”, të dyja me tabela të regjistrimit Kërçovë. Po ashtu në lokalitetin e quajtur “Mala Reka” janë privuar nga liria tre persona dhe janë marrë dy traktorë me rimorkio dhe një veturë “Citroen Jumper”, si dhe një sharrë elektrike me motor dhe disa bombola benzine, njofton zëdhënësi i SPB Ohër Stefan Dimoski.

Mbrëmë rreth orës 09:00 në DPB Strugë është denoncuar se në një place të rrethuar ku ka pasur barakë, në pronësi të një person inga Struga, në afërsi të fshatit Mislesheve, ka shpërthyer një zjarr. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa ka intervenuar zjarrfikësit nga Struga.

Po ashtu, dje në orën 10:42 në afërsi të një shtëpie në fshatin e Strugës Tateshi i Epërm, në pronësi të një 50 vjeçari nga fshati i njëjtë, ka shpërthyer një zjarr. Me këtë, është djegur një pjesë e rrethojes, si dhe ara në pronësi private. Nuk ka persona të lënduar ndërsa kanë intervenuar zjarrfikësit e Strugës.