Plumbi “qorr” goditi automjetin e Kryqit të Kuq në Tetovë

Në Tetovë është raportuar se një plumb i padestinuar ka goditur automjetin e Kryqit të Kuq, transmeton Portalb.mk.

“Më datë 07.08.2024 në ora 01:20 në SPB-Tetovë, personi Sh.M.(51) nga Tetova, ka raportuar se në rrugën ,,Boro Vuliç” në Tetovë, nga një plumb i padestinuar i armës së zjarrit është dëmtuar vetura ,,Hjundai” me targa të Tetovës, pronë e  Kryqit të kuq të Tetovës”, njoftuan nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.