Play Store tashmë mund të instalojë deri në 3 aplikacione njëherazi

Google Play tashmë mund të shkarkojë, instalojë dhe përditësojë disa aplikacione Android njëherazi. Më përpara, Play Store mund të përpunonte vetëm një aplikacion në të njëjtën kohë ndërsa tani mund ta bëjë me tre aplikacione, transmeton PCW.

Google ka testuar këtë lloj përditësimi në Play Store në të kaluarën, konkretisht në 2019-ën dhe së fundi në Mars të këtij viti. Tani siç duket kompania është gati ta lançojë duke ju kursyer përdoruesve kohë gjatë konfigurimi të telefonëve të ri apo rikthimit të një kopjeje rezervë.

Apple gjithashtu ka ofruar mbështetje për instalimin e tre aplikacioneve iOS të të njëjtën kohë nga App Store.

Google nuk dha informacione nëse ky funksionalitet është bërë i disponueshëm apo kur do të bëhet në të ardhmen. Ju mund ta provoni të përditësimin manualisht aplikacionet për të parë nëse funksionon.