Plani për rritje i Bashkimit Evropian për Ballkanin: “përshpejtim”, “përforcim”, “kushtëzim” me tempo adagio

Malinka Ristevska Jordanova, foto nga arkivi personal
Malinka Ristevska Jordanova, foto nga arkivi personal

Analizë speciale për Portalb.mk nga Malinka Ristevska Jordanova, Instituti për Politika Evropiane.

  • Ngadalë, por me ekspresion të madh –

Pas shterimit të diskutimit për raportet vjetore, më aktual u bë Plan i ri për rritjen e Ballkanit Perëndimor (ose Plani i mëparshëm i inovuar Ekonomik dhe i investimeve për Ballkanin Perëndimor), të cilin Komisioni e prezantoi më 8 nëntor të vitit 2023, si pjesë të Paketës së zgjerimit.

Plani është një përpjekje i Komisionit Evropian për përgjigje ndaj kërkesave për aderim të përshpejtuar në BE që vijnë nga rajoni, por edhe nga disa qarqe të vetë BE-së. Për fat të keq, kërkesat nuk janë as mjaftueshëm të forta, as mjaftueshtëm ambicioze, ndërsa përgjigja ndaj tyre është edhe më modeste.

Që të mund të realizohet ky plan, gjegjësisht elemente të caktuara të tij, është propozuar Rregullativa për formimin e një Instrumenti për reforma dhe rritje të Ballkanit Perëndimor.

Çfarë ofron Plani?

  1. Në vend të qasjes së kërkuar të plotë ose nivelit më të lartë të mundur të qasjes deri te Tregu Unik i BE-së, ofrohet një qasje e fragmentizuar dhe relativisht e kufizuar deri te disa pjesë të tregut të BE-së nën titullin “integrimi i avancuar ekonomik me BE-në”.

Kushti i parë për këtë qasje do të ishte miratimi i acquis-it për atë pjesë të Tregut Unik, i dyti – lidhshmëria rajonale.

Që të realizohen propozimet  propozohen marrëveshje të reja të veçanta që do të jenë komplementare të marrëveshjeve për stabilizim dhe asocim (CAA), ose plotësimet të CAA-ve ose të marrëveshjeve të tjera ekzistuese, siç është për shembull Marrëveshja për bashkësinë energjetike. Midis të tjerash propozohet edhe një numërim shprehimor i pjesëve të acquis-it të cilin shtetet duhet ta pranojnë që të fitojnë qasje deri te pjesët e përmendura të tregut evropian. Këtë qasje të regjistrimit të detajuar të acquis-it të ndërmarrë nga marrëveshjet për fushën e thellë dhe gjithëpërfshirëse tregtare të cilat BE-ja i ka me shtetet e Partneritetit lindor – Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia.

Prezantimi i Pakos së zgjerimit të BE-së. Foto printscreen nga video live i Komisionit Evropian
Prezantimi i Pakos së zgjerimit të BE-së. Foto printscreen nga video live i Komisionit Evropian

Disa nga mundësitë e prezantuara janë në dispozicion tashmë më gjatë kohë, në bazë të CCA-së (për shembull njohja e kualifikimeve profesionale) ose pjesëmarrja në Konventën për tranzit të përbashkët (anëtare e së cilës është Maqedonia prej vitit 2015).

Procedurat juridike për tu realizuar propozimet e reja ende nuk kanë filluar dhe nuk është vendosur një kornizë kohore. Kjo nuk trajtohet në Rregullativën e propozuar, ku integrimi i avancuar ekonomik me Tregun Unik të BE-së është përcaktuar si qëllim.

 

  1. Elementi i planit “Përforcimi i integrimit ekonomik rajonal përmes Tregut të përbashkët rajonal” është në fakt një kushtëzim i përforcuar për qasje deri te tregu i BE-së. Me fjalë të tjera, “fillimisht lidhuni në mënyrë rajonale, e pastaj do ju japim qasje në tregun e BE-së”. Me këtë insistohet të bëhet nxitje e realizimit të Tregut të përbashkët rajonal dhe implementimi i CEFTA-s (marrëveshjes rajonale për tregti të lirë), që zhvillohen për shumë vite dhe me hapa shumë të ngadaltë.
  2. Element i tretë “Përshpejtimi i reformave”, primar në fushën “Themelet”, është përsëri një kushtëzim i përforcuar, edhe atë për mjetet e reja që duhet të sigurohen nëpërmjet Instrumentit për reforma dhe rritje të Ballkanit Perëndimor. Që të mund të përdoren mjetet çdo shtet duhet të miratojë një Plan të ri për reforma, Komisioni Evropian t’i miratojë me vendime implementuese, e nga realizimi i tyre do të varet edhe transferi i parave.
  3. Në fund – paratë. Me Instrumentin e propozuar propozohen gjithsej 6 miliardë euro – 4 miliardë euro si hua dhe 2 miliardë si grante. Gjysma e parave – 3 miliardë euro – duhet të shkojnë për ndihmë makrofinanciare të shteteve (kovert nacional sipas formulës së lidhur me popullatën dhe BPV-në – shfrytëzim në varësi të realizimit të Planit për reforma), por të gjitha këto para janë hua. 3 miliardët e tjera, ku 2 miliardë janë grante, e një miliardë janë hua, duhet të realizohen nëpërmjet Kornizës së investimeve për Ballkanin Perëndimor. Atje tashmë ka lista prioritare të projektve, e rol të madh luajnë institucionet financiare evropiane. Shpejtësia e realizimit nuk është karakteristikë as e kësaj Kornize për rajonin. Çështje thelbësore që në këtë rast nuk kemi hapësirë ta shqyrtojmë është nëse janë të mjaftueshme dhe për çfarë janë të mjaftueshme mjetet e Instrumentit të ri, dhe si të përdoren ato.

Instrumenti nuk e zëvendëson IPA-n, por duhet të jetë komplementar me atë. Përndryshe, në informacionin në ueb-faqen e Europarlamentit theksohet se ai është i modeluar sipas Instrumentit për Ukrainën, i cili “peshon” 50 miliardë euro.

Arrijmë deri te pyetje – cili është statusi Instrumentit? Ose: kur do të jenë në dispozicion këto para?

Takimi i liderëve të rajonit të Ballkanit Perëndimor në Shkup. Foto: Qeveria e RMV-së
Takimi i liderëve të rajonit të Ballkanit Perëndimor në Shkup. Foto: Qeveria e RMV-së

Sipas informacioneve në ueb-faqen e Parlamentit Evropian, Instrumenti prezantohet në komisionet kompetente për politikë të jashtme dhe për buxhet më 24 janar të vitit 2024. Procedura për miratim në Parlamentin Evropian do të duhet të përfundojë kah mesi i prillit. Tek pas kësaj Këshilli i BE-së  duhet të vendosë mbi Propozimin e Rregullativës dhe ajo përfundimisht të miratohet.

A do të sigurohen paratë dhe kur varet nga ajo nëse do të kalojë propozimi për revizionin afatmesëm të buxhetit shtatëvjeçar të Unionit (për periudhën 2024-2027), prej ku duhet të sigurohen mjetet. Tashmë e kemi të ditur se Hungaria e bllokonte propozimin për Instrumentin për Ukrainën dhe e shantazhon me lejimin e mëtejshëm të mjeteve nga BE-ja për Hungarinë.

Në kushte të këtilla, paraqitet pyetja se si duhet të kuptohet takimi i liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor për Planin e rritjes, që u mbajt këtyre ditëve në Shkup, me mungesë të një përfaqësueseje nga niveli politik i Unionit – si  përkushtim, si presion për përshpejtimin e procedurës apo si diçka e tretë. Sidoqoftë – poentë e ekspresionit.