Përkundër rritjes së çmimeve në krahasim me vitin e kaluar në industrinë e Maqedonisë së Veriut, së fundi u regjistrua ulje e çmimeve
Në Maqedoninë e Veriut në shkurt të këtij viti është regjistruar rritje e çmimeve në krahasim me vitin e kaluar, ashtu që rritje më e theksuar është regjistruar te sektori për Furnizime me energji, ku rritja ka shkuar deri 13.8 %, transmeton Portalb.mk.
“Indeksi i çmimeve të shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale totali, janë më të ulëta për 0.2 % në nivel mujor dhe më të larta për 10.4 %, në nivel vjetor”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Sivjet është regjistruar rritje e madhe edhe te sektori i Industrisë përpunuese (10.8 %), ndërsa në krahasim me muajin paraprak, rritje më e theksuar është regjistruar te Minierat dhe gurorët për 1.6 %.