Për herë të parë në Tetovë do të realizohet Kolonia Ndërkombëtare Grafike

Sot në Tetovë do të hapet një koloni artistësh. Kjo ngjarje unike do të zhvillohet në periudhën 17-20 qershor 2024, në e Qendrën për Kulturë . Ndërsa, në një ekspozitë përmbyllëse do të prezantohen pas tre ditësh, më datë 20 qershor, njofton Portalb.mk.

Kolonia do të mbledhë së bashku 15 artistë të talentuar nga vende të ndryshme, të cilët do të krijojnë dhe ndajnë artin e tyre për artdashësit. Gjatë këtyre katër ditëve, artistët do të punojnë intensivisht për të sjellë në jetë veprat e tyre grafike, ndërsa artdashësit do të kenë mundësinë që të ndjekin edhe procesin e përgatitjes së këtyre veprave grafike.

‘’Më 20 qershor, ora 20.00, do të përkujdesemi që frytin e punës treditore ta mbyllim me një ekspozitë të veçantë. Ju ftojmë të gjithëve të merrni pjesë në përmbylljen e kolonisë, ku do të keni mundësinë të shihni dhe të vlerësoni nga afër veprat e punuara nga këta artistë të jashtëzakonshëm’’, shkruhet kështu në faqen e Qendrës për Kulturë.

Mos e humbisni këtë mundësi të rrallë për të përjetuar artin grafik në një mjedis ndërkombëtar dhe për të mbështetur artistët tanë!

Afishja e ngjarjes
Afishja e ngjarjes