Për 345 % u rrit vlera e objekteve që morën leje ndërtimi në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit korrik është rritur për 345.3 përqind vlera e objekteve që kanë marrë leje ndërtimi, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është  31 699 433 000 denarë, që është për 345.3% më shumë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Kjo vlerë u rrit për shkak se është dhënë leje ndërrimi për park me turbina ere në vlerë 500 milionë euro. Punimet do të zhvillohen në Shtip, Radovish dhe Karbinci.

Në këtë periudhë është planifikuar edhe ndërtimi i 667 banesave.

Në korrik janë miratuar 401 leje ndërtimi, apo 7.2 përqind më shumë leje ndërtimi në krahasim me korrikun e kaluar. Te 57 përqind e lejeve për ndërtim si investitor janë personat fizik.