Pasojat e mundshme të tarifave ndaj çelikut dhe aluminit tek bizneset e vogla amerikane
Bizneset e vogla amerikane janë në pritje të efekteve të urdhrit ekzekutiv të Presidentit Donald Trump për vendosjen e tarifave prej 25% ndaj importeve të çelikut dhe aluminit. Siç njofton Zëri i Amerikës, disa biznese druhen se një rritje e çmimeve të produkteve të importuara mund t’i dëmtojë ato.