Pas presionit publik ndaj institucioneve, ilaçi ‘Foster’ do të kushtojë më lirë
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se për ilaçin Foster, i cili gjendet në Listën Pozitive të Barnave, duke filluar nga ky muaj, personat e siguruar do të mund ta marrin përsëri në barnatore pa pagesë shtesë, duke paguar vetëm participimin e përcaktuar me ligj për shërbimin e dhënies së barit me recetë, transmeton Portalb.mk.
Pacientët e siguruar do të paguajnë pjesëmarrje prej 280 denarëve dhe nuk do të jetë çmimi më i lartë si u vendos më herët.
“E njëjta vlen edhe për barnat e tjera që përmbajnë përbërësit e njëjtë aktivë dhe përdoren në trajtimin e sëmundjes pulmonare obstruktive kronike (SPOK)”, tha Ministria e Shëndetësisë.
Kujtojmë se paraprakisht çmimi i pompës për inhalim “Foster“, të cilën e përdorin pacientët me astmë dhe sëmundje pulmonare obstruktive kronike (SPOK), u rrit nga 300 në 1.081 denarë në farmacitë e Maqedonisë së Veriut.
Çmimet e reja i publikoi Fondi i Sigurimit Shëndetësor më 18 qershor ndërsa ky shtrenjtim solli reagime të shumta negative nga pacientët.
- LEXO: Ilaçi “Foster” do të jetë në dispozicion nga 1 gushti me participim prej 280 denarësh, “Xarelto” nga 1 janari për 160 denarë
- LEXO: Ministria e Shëndetësisë pret që prodhuesi ta ulë çmimin e “Foster” dhe nuk shpjegon kush vendosi që ilaçi të shtrenjtohet brenda natës
- LEXO: Pasi Fondi Shëndetësor miratoi një ilaç gjenerik në Maqedoni, çmimi i ilaçit „Foster“ kundër astmës u rrit nga 300 në 1.081 denarë