Pas Apple edhe Meta rrezikon gjobë nga Bashkimi Evropian

Bashkimi Evropian do të akuzojë kompaninë mëmë të Facebook, Meta, për shkeljen e rregullave digjitale të unionit raportoi Financial Times ditën e Hënë duke cituar njerëz të afërt me çështjen, transmeton PCW. Në gjetjet e tyre paraprake, rregullatorët thanë se janë të shqetësuar për modelin “paguaj ose prano” të Meta sipas raportit.

Meta lançoi një shërbim pa reklama për Facebook dhe Instagram në Europë në Nëntor të viti të kaluar duke thënë se përdoruesit të cilët pranojnë të gjurmohen mund ta përfitojnë falas ose për ndryshe të paguajnë që të dhënat e tyre të mos ndahen me palë të tjera.

Sipas raportit të FT, rregullatorët pritet të thonë se zgjedhja e ofruar nga Meta ju jep përdoruesve një alternativë false ndërsa barriera financiare i detyron ato të pranojnë gjurmimin dhe ndarjen e të dhënave të tyre për qëllime reklamimi.

Raporti vjen pasi autoritetet Europiane javën e kaluar akuzuan Apple për shkeljen e rregullave teknologjike të bllokut, një vendim që mund të rezultojë në një gjobëç të ashpër për prodhuesin e iPhone i cili gjithashtu përballet me një hetim tjetër për tarifat e vendosura mbi zhvilluesit.

Shkeljet e DMA dënohet me gjobë deri në 10 përqind të të ardhurave vjetore globale të kompanive.