Papa Françesku riapeloi shmangien e përshkallëzimit në Lindjen e Mesme
Papa Françesku përsëriti të mërkurën apelin e tij për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, raportoi Vatican News, përcjell EuroNews.
“Unë përsëris apelin tim për të gjitha palët e përfshira që të sigurojnë që konflikti të mos përhapet dhe të pushojnë menjëherë zjarrin në të gjitha frontet, duke filluar nga Gaza ku situata humanitare është jashtëzakonisht e rëndë dhe e paqëndrueshme”, tha Papa duke iu drejtuar audiencës së përgjithshme javore.
Papa u kërkoi gjithashtu besimtarëve të bashkohen me lutjet e tij për “popujt e shkatërruar nga lufta” të Ukrainës, Mianmarit dhe Sudanit.
“Lutem që kërkimi i sinqertë i paqes do të shuajë grindjet, dashuria do të mposht urrejtjen dhe hakmarrja do të çarmatoset me falje”, shtoi ai.
Izraeli ka vrarë rreth 40,000 palestinezë në Gaza që nga inkursioni i Hamasit më 7 tetor 2023.
Tensionet janë rritur pas vrasjes së liderit të Hamasit Ismail Haniyeh në kryeqytetin e Iranit Teheran më 31 korrik.
Irani dhe Hamasi kanë fajësuar Izraelin, i cili as e ka konfirmuar dhe as mohuar përgjegjësinë.