Padi për policin e Maqedonisë së Veriut për falsifikim të dokumenteve dhe punë të papërgjegjshme

Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj një të punësuari në polici nën dyshimet për falsifikim të dokumenteve dhe punë të papërgjegjshme, transmeton Portalb.mk.

“Departamenti për kontroll të brendshme, hetime kriminale dhe standarde profesionale pranë MPB-së, ka ngritur kallëzim penal ndaj Z.L., inspektori i pavarur në Qendrën rajonale në jug për punë kufitare”, njoftoi Ministria.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “punë e pakujdesshme në shërbim” dhe “raste të veçanta të falsifikimit të dokumenteve”.

I dyshuari në dy raste nuk kishte kryer procedurat disiplinore ndaj një të punësuari në afatin e përcaktuar me ligj, ndërkohë ka falsifikuar edhe nënshkrimin e një zëvendës-anëtarë të komisioni.

Departamenti për kontroll të brendshëm ka paralajmëruar zbatimin e procedurave për zbardhjen e rastit, ndërkohë i dyshuari do të largohet nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurave.