‘’Oeneum’’ mbajti orë poetike në kuadër të ‘’Verës kulturore tetovare‘’

Shoqata e Shkrimtareve ‘’Oeneum’’ Tetovë në bashkëpunim me Komunën e Tetovës organizoi manifestim kulturor ‘’Orë poetike’’, në kuadër të Verës kulturore tetovare, njofton Portalb.mk

Mbrëmë më 30 korrik u mbajt manifestimi ‘’Orë poetike ‘’ ku kishte të pranishëm intelektualë të ndryshëm e poetë.

Orën poetike e hapi kryetari i Shoqatës së shkrimtarëve ‘Oeneum’’, Daim Ilazi i cili pasi u dëshiroi mirë se ardhje të pranishmëve, potencoi se poetët e shoqatës do t’i argëtojnë qytetarët e Tetovës bujare me vargje, pranë lumit Shkumbin, të Mulliri Vjetër, se poezia është zëri i botës, është liri, dashuri, poeti është qiri që shkrihet për t’i dhuruar dritë njerizimit si qiriri naimjan.

Fjalë përshëndetëse pati edhe Donika Bakiu si përfaqësuese e Komunës së Tetovës e cila potencoi rolin e aktiviteteve kulturore ne Tetovë që e begatojnë dhe e bëjnë jetën e njerëzve më dinamike e më atraktive.

Behare Neziri, sekretare e ‘’Oeneumit’’, pasi përshëndeti mysafiret, foli për botimin e 4 numrave te revistës ‘’Plejada’’,e cila botohet me financim modest nga Ministria e Kulturës e RMV-së dhe se aty publikohen punimet e poetëve të ‘’Oeneumit’’, poetë nga Shqipëria, Kosova dhe nga vende tjera ballkanike dhe është platformë për nxitjen dhe promovimin e autoreve tanë në revistën tonë për letërsi, art e kulturë që e botojmë gati tetë vite me radhë nga 4 numra çdo vit.

Pastaj filloi ora poetike ku mbi 20 poetë anëtarë të ”Oeneumit”, i deklamuan poezitë e tyre.

Ora letrare nga ''Oeneum''
Ora letrare nga ”Oeneum”