Një taksist vdiq nga sulmi në zemër gjatë transportit të një udhëtari, vetura doli nga rruga dhe goditi një dru

Një gjashtëdhjetë e dy vjeçar nga Shkupi, i cili punonte si taksist, ka humbur jetën dje teksa transportonte një pasagjer me veturën e tij, transmeton Portalb.mk.

Taksisti, siç informon MPB-ja, ka pësuar infarkt gjatë drejtimit të automjetit të tij, pas së cilës ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një dru.

“Me datë 31.05.2024 në ora 17:50 në SPB Shkup është raportuar se në bulevardin “Slovenija” në Shkup Q.V.(62) nga Shkupi, i cili drejtonte automjetin për transport taksi “Shkoda Rapid” me targa të Shkupit, në të cilin po transportohej një pasagjer, pasi i është përkeqësuar gjendja, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një dru”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e tij si pasojë e një sulmi në zemër.

Policia shton se në vendin e aksidentit është kryer inspektim nga ekipi inspektues nga SPB Shkup.