Një pjesëtare e MPB-së ka marrë 12.500 euro për gjoja ndërmjetësim për banesa sociale

Një person i autorizuar i punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) është kapur në vendin e ngjarjes me mbi 12 mijë euro nga vepra e kryer penale mashtrim, njofton Portalb.mk.

I.M. e punësuar si analiste supreme në SPB Shkup, është arrestuar nën dyshimin për vepra të kryera penale mashtrim, informoi përmes rrjeteve sociale ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.

“Nga ana e Sektorit për kontroll të brendshëm, hetime kriminele dhe standarde profesionale në koordinim me Sektorin për polici kriminele është vepruar pas një denoncimi nga tre persona të dëmtuar dhe më 17.5.2024 personi i theksuar është kapur në vendin e ngjarjes në momentin e pranim-dorëzimit të 12.500 euro, paraprakisht kriminalisht të përpunuara të cilët i ka fituar për gjoja ndërmjetësim për marrje të banesave sociale nga kategoria B”, thekson Toshkovski.

Lidhur me veprën penale është kryer bastisje në hapësirat zyrtare të cilat i ka përdorur e denoncuara me ç’rast është gjetur dokumentacion i dyshuar më vëllimor i cili është i lidhur me veprën penale në lloj në dokumenteve të ndryshme për të cilët ekziston dyshim se janë të falsifikuara, marrëveshje të ndryshme për hua, marrëveshje për ndërmjetësim të ndarje të banesave sociale, fleta pronësore, si dhe fletore me dorëshkrime në të cili është mbajtur evidencë për personat për të cilët janë kryer punë të caktuara.

Gjithashtu, gjatë bastisjes së kryer në një shtëpi dhe hapësira të tjera të cilat i ka përdorur personi I.M. në Komunën e Sarajit, është gjetur edhe armë zjarri me gjashtë copë municioni të cilën armë dhe municion me siguri i posedon pa leje, për çka është njoftuar edhe Sektori për tregti të palejuar me armë pranë SPB Shkup për shkak të marrjes së masave plotësuese.

“MPB edhe më tej vazhdon me marrjen e masave dhe aktiviteteve të orientuara drejt hetimit të lidhshmërisë eventuale të personit të theksuar me nëpunës së tjerë të lartë policorë”, shtoi Toshkovski.