Një 40-vjeçar nga Kosova u arrestua në pikën kufitare në Jazhincë, kërkohej nga Interpoli i Austrisë

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftoi se dje është arrestuar një 40-vjeçar nga Kosova, që siç informojnë nga SPB, kërkohej nga Interpoli i Austrisë, transmeton Portalb.mk.

“Me datë 20.10.2024 në ora 12:45 në vendkalimin kufitar Jazhincë, gjatë hyrjes në vendin tonë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin Z.K (40) nga Kosova pasi që gjatë kontrollit është konstatuar se i njëjti është regjistruar në masën ,,arrest” me kërkesë të Interpolit të Austrisë.  Ai ka tentuar të arratiset, por është ndaluar nga efektivët e policisë”, njoftuan nga SPB.

I njëjti i është dorëzuar zyrtarëve policorë në SPB Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.