Nicolas Maduro fitoi zgjedhjet presidenciale në Venezuelë

Kreu i Këshillit Kombëtar Zgjedhor të Venezuelës (CNE), Elvis Amoroso njoftoi se presidenti aktual Nicolas Maduro ka fituar në zgjedhjet presidenciale, transmeton Anadolu.

Amoroso deklaroi se 80 për qind e kutive të votimit janë hapur dhe se kandidati i Polit të Madh Patriotik (Gran Polo Patriotico), Maduro fitoi zgjedhjet presidenciale në të cilat garuan 10 kandidatë.

Sipas rezultateve të para, Maduro me 51.20 për qind ka garantuar fitoren në zgjedhjet presidenciale për herë të tretë.

Ndërsa kandidati i koalicionit opozitar për Platformën e Bashkuar Demokratike (PUD), Edmundo Gonzalez renditet i dyti me 44.20 për qind.

Kreu i CNE, Amoroso tha se detajet e rezultateve lidhur me kandidatët do të publikohen në formën e tabelave në faqen e CNE-së në orët e ardhshme.

Ndërkohë u theksua se pjesëmarrja në votim është 59 për qind.

Kandidati që fiton zgjedhjet do të betohet si presidenti i ri i vendit më 10 janar 2025.