Nga nesër deri më 2 gusht, nga ora 21 deri në 24, “Iliria” në Tetovë bëhet me shëtitore

Nga nesër deri më 2 gusht, tetovarët do të kenë më shumë hapësirë për t’u argëtuar gjatë ditëve të pushimit veror, transmeton TV21.

Nga Komuna e Tetovës kanë njoftuar se një pjesë e bulevardit do të shndërrohet në shëtitore, e cila do të shfrytëzohet nga vizitorët në Tetovë, për t’u argëtuar.

Kjo bëhet edhe për shkak të ardhjes së mërgimtarëve.

Shëtitorja do të jetë e hapur nga ora 21 deri në ora 24, çdo ditë dhe në atë kohë bulevardi do të bllokohet për kalim të veturave.