Nesër do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit në disa rrugë në Shkup

SPB Shkup i njofton qytetarët e Shkupit se me datë 02.06.2024 nga ora 11:00 deri në ora 12:00, për shkak të mbajtjes së garës demonstrative me biçikleta, rola, skuter, garë për fëmijë, si dhe garë e prindërve me karroca për bebe, me titull “Vozit drejt, vozit shëndetshëm””, nga Njësia për siguri në komunikacionin rrugor në SPB Shkup, do të ndërmerren masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët ku do të lëvizin pjesëmarrësit, transmeton Portalb.mk.

“Nisja fillestare e garës është nga Porta “Maqedonia”, djathtas në rrugën “Dimitrie Çuposki”, djathtas në rrugën “Vasil Glavinov”, drejt në bulevardin “VMRO”, majtas përgjatë rrugës “Ilinden” deri te udhëkryqi me rrugën “Naum Naumovski Borçe” – Parku i Qytetit, afër monumentit Goce Dellçev”, njofton MPB.

SPB Shkup u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë urdhrat e zyrtarëve policorë në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja.