Nesër debati publik për Strategjinë e re për zhvillimin e kulturës në Maqedoninë e Veriut

Propozim teksti i Strategjisë Nacionale për zhvillimin e kulturës për periudhën 2026-2030 me Planin aksionar prej 25 marsit është publikuar në ENER, ndërsa nesër do të fillojë debati publik për Strategjinë e re për zhvillimin e kulturës, transmeton Portalb.mk.

“Debati publik do të mbahet më 11 maj (e hënë) më Muzeun e luftës maqedonase për Pavarësi duke filluar prej orës 10:00”, paralajmëroi Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

Mendime dhe sugjerime rreth propozim-tekstit të Strategjisë mund të propozohen edhe në regjistrin kombëtar elektronik ENER.

Në mars të këtij viti, Këshilli për Kulturë shqyrtoi përmbajtjen e dokumentit të propozim-strategjisë për zhvillimin e kulturës për periudhën 2026-2030.

“Strategjia identifikon pesë fusha prioritare përmes të cilave në periudhën e ardhshme pesëvjeçare do të zbatohen reformat në kulturë: nxitja dhe kultivimi i cilësisë dhe larmisë së shprehjeve kreative në artet, mbrojtja dhe përdorimi i qëndrueshëm i trashëgimisë kulturore, riformësimi i modeleve të menaxhimit në kulturë me më shumë autonomi institucionale, digjitalizimi dhe transformimi digjital në kulturë, si dhe avancimi i kulturës si burim për zhvillim kreativ, social dhe ekonomik”, raporton Ministria e Kulturës dhe Turizmit.