Në vendkalimet kufitare “Tabanoc” dhe “Bogorodicë” për hyrje dhe dalje nga vend pritet nga një orë

Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në VK “Bogorodicë” për dalje dhe në VK “Tabanoc” për hyrje në shtet është rritur frekuenca, koha e pritjes është rreth një orë, njofton Portalb.

Siç informojnë nga LAMM, në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Nga LAMM rekomandojnë shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur në trafik dhe ngasje të kujdesshme të automjeteve, posaçërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe përrenj, ku ka mundësi pë paraqitje të rrëshqitjes së dheut. Kjo posaçërisht dedikohet për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.