Në sheshin e Gostivarit sot do të lexohet Xhabir Ahmeti

Sot (17 shtator) me fillim në ora 17:00 në sheshin e Gostivarit do të mbahet “Festa e Librit 2024” me mbrëmjen kushtuar shkrimtarit Xhabir Ahmeti, raporton Portalb.mk.

Folës do të jenë profesorët e letërsisë nga Universiteti i Tetovës Fatmir Sulejmani dhe Salajdin Salihu si dhe poeti nga Gostivari Lulzim Haziri.

Pjesë nga krijimtaria e Xhabir Ahmetit do të lexojnë edhe Valdeta Dulahu dhe Xhemazije Rizvani

Kjo ngjarje organizohet nga Lidhja Shqiptare në Botë në partneritet me qendrën “Mosaic”.