Në RMV, vetëm nga panelet solare dhe turbinat e erës u prodhua mbi 14 % e energjisë elektrike
Maqedonia e Veriut ka arritur që të prodhon më shumë energji elektrike sesa ka shpenzuar. Në sasinë e prodhimit, si asnjëherë më pare, kontribut kanë dhënë edhe panelet solare dhe turbinat e erës, transmeton Portalb.mk.
Sasia e energjisë elektrike që u prodhua te panelet solare gjatë shtatorit të këtij viti, u rri për 27.1 përiqind, më shumë se shtatori I kaluar. Në këtë periudhë, sasi e energjisë së prodhuar te turbinat e erës u rrit për 87.6 përqind.
Në termocentralet u prodhua 52.1 përqind e sasisë së përgjithshme të energjisë elektrike, te bimët e kombinuara 21.9 përqind, te hidrocentralet 10.7 përqind, te panelet solare 8.4 përqind, te turbinat e erës 5.7 përind, ndërsa centralet me biogazë 1.1 përqind.
Maqedonia e Veriut ka arritën të prodhojë 391 740 MWh energji elektrike gjatë muajit shtator, ndërsa 373 518 MWh energji u shpenzua.