Në qytete të ndryshme të Maqedonisë së Veriut u mbajtën garat rajonale të Olimpiadës së Ekonomiksit

Instituti Alternativa Liberale në bashkëpunim me pesë universitetet ka realizuar garat rajonale të Olimpiadës në qytete të ndryshme të Maqedonisë së Veriut. Kjo Olimpiadë realizohet edhe në bashkëpunim me Economis Fundamentals Initiative – SHBA, transmeton Portalb.mk.

“Këto shifra nuk janë vetëm statistikë. Ato tregojnë se të rinjtë janë të gatshëm të angazhohen seriozisht kur u ofrohet një platformë cilësore dhe sfiduese. Ambicia jonë është që Olimpiada të shndërrohet në një platformë afatgjatë për zhvillimin e ekonomistëve, sipërmarrësve dhe vendimmarrësve të së ardhmes.”, deklaroi Orhan Ceka, drejtor i Institutit  Alternativa Liberale.

Në Raundin Rajonal të Olimpiadës së Ekonomiskti morën pjesë 464 nxënës dhe 65 profesorë – mentor. Nxënësit e kësaj faze ishin nga 20 qytete dhe 61 shkolla të mesme.

Këto aktivitete u mbështetën nga Universiteti i Tetovës, Universiteti i Evropës Juglindore, Universitetin “Goce Dellcev”, Universiteti “Shën Klimenti i Ohrit”, Universiteti Ndërkombëtar i Strugës dhe Aleanca Franceze në Manastir.

“Nga finalistët në nivel kombëtar, pesë nxënësit më të suksesshëm do të përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në Olimpiadën Ndërkombëtare të Ekonomisë, e cila këtë vit do të mbahet në muajin gusht në Olimpinë e Lashtë, Greqi”, njoftoi Caka, duke theksuar se Finalja Kombëtare do të mbahet në muajin prill në UEJL.

Ndryshe, në fazën paraprake, në raundin shkollor morën pjesë 3 170 nxënës nga gjithë vendi.