Në pritje të anëtarësimit në NATO, Suedia lejoi protestë të re me djegie të Kuranit

Autoritetet suedeze miratuan djegien e Kuranit gjatë një proteste në një xhami në qendër të Stokholmit sot, kur bota islame feston ditën e parë të Kurban Bajramit. Vendimi që të lejohet një protestë e këtillë do të mund në mënyrë shtesë të rrezikojë anëtarësimin e Suedisë në NATO, të cilën e kundërshton Turqia, transmeton Portalb.mk.

NATO vendosi si qëllim të pranojë Suedinë në anëtarësinë e saj më 11 korrik, në samitin në Vilnus, që mbetet e pasigurt, pasi Turqia tani për tani nuk jep sinjale se do të lëshojë pe. Në NATO vlerësojnë se, lëshimi i kësaj date do t’iu dërgojë porosi poshtëruese dhe potencialisht të rrezikshme kundërshtarëve të aleancës.

Duke mirratuar protestën, gjykata në Stokholm konkludoi se, nuk ekziston lidhje e qartë mes rreziqeve të sigurisë dhe tubimit të planifikuar.

Djegia e Kuranit është aktivitet i shpeshtë i ekstremistëve të djathtë në Suedi dhe madje politikani danezo – suedez Rasmus Paludan është bërë i famshëm në këtë mënyrë. Megjithatë, ai nuk qëndron pas protestës së sotme, por pretendohet se organizatori është një refugjat nga Iraku, i cili kërkon ndalesën e Kuranit. Është paralajmëruar se do të marrin pjesë vetëm edhe dy persona.