Në mesnatë do të ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut
Me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetikë në Maqedoninë e Veriut sonte në mesnatë do të ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës, ku rritje më e madhe do të jetë te benzina, transmeton Portalb.mk.
“Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 1,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) ulet për 0,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 1,00 denar/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,948 den/kg dhe do të jetë 42,985 den/kg”, raportoi Komisioni.
Në bazë të ndryshimeve, benzina Eurosuper BS-95 do të jetë 75.5 denarë, BS-98 do të jetë 77.5 denarë, Eurodisel BS 68.5 denarë dhe vaji ekstra i lehtë 68 denarë.