Në mënyrë të pabazuar dhe pa fakte pretendohet se lija e majmunëve dhe SIDA janë krijuar nga OBSH

Virusi i lisë së majmunit u zbulua në vitin 1958, kur dy shpërthime të një sëmundjeje të ngjashme me linë ndodhën në kolonitë e majmunëve të mbajtur për kërkime. Edhe pse fillimisht quhej “lia e majmunit”, burimi i sëmundjes mbetet i panjohur, sipas faqes zyrtare të CDC. Shkencëtarët dyshojnë se brejtësit afrikanë dhe primatët jo-njerëzor (si majmunët) mund të bartin virusin dhe të infektojnë njerëzit. Lidhur me origjinën e SIDA-s, një grup shkencëtarësh të udhëhequr nga Michael Vorobiev, profesor i ekologjisë dhe biologjisë evolucionare në Universitetin e Arizonës, kryen kërkime në të cilat dëshmuan se forma e parë e virusit HIV u shfaq në Afrikë midis viteve 1884 dhe 1924. Duke analizuar feçet e shimpanzeve, ata vërtetuan se virusi u transmetua prej tyre te njerëzit në pjesën juglindore të Kamerunit, rreth vitit 1908, shkruan Vërtetmatësi.

Një postim në rrjetin social Threads pretendon se Organizata Botërore e Shëndetësisë shpiku SIDA-n dhe tani linë e majmunëve, ndërsa anëtarët e OBSH-së i quan me emrin poshtërues “homoseksual”.

Nga këta “homoseksual” erdhi SIDA, tani lija e majmunit, thuhet në postim.

Më 14 gusht, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli epideminë aktuale të lisë së majmunëve në Afrikë një krizë globale shëndetësore.

Zyrtarët në Kongo më 21 gusht, siç raportojnë një pjesë e mediave maqedonase, kanë njoftuar se në shtatë ditët e fundit janë regjistruar mbi 1000 raste të reja të lisë së majmunëve.

Lija e majmunëve është raportuar në 12 nga 54 vende afrikane, kryesisht në Kongo. Nga gjithsej 18,910 raste këtë vit, 94 për qind ose 17,794 janë në Kongo, tha Qendra Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), raportoi Local.

Askush nuk e shpiku linë e majmunit. Virusi si HIV, që shkakton SIDA-n, janë realitet dhe jo produkt i OBSH-së, siç sugjeron botimi që po analizojmë.

Lija e majmunit është një infeksion viral që transmetohet përmes pikave, objekteve të kontaminuara dhe kontaktit të ngushtë me një person të infektuar.

Virusi mund të transmetohet me kontakt të ngushtë fizik, por mund të jetë edhe seksual dhe jo seksual.

Virusi i lisë së majmunit u zbulua në vitin 1958, kur dy shpërthime të një sëmundjeje të ngjashme me linë ndodhën në kolonitë e majmunëve të mbajtur për kërkime. Edhe pse fillimisht quhej “lia e majmunit”, burimi i sëmundjes mbetet i panjohursipas faqes zyrtare të CDC. Shkencëtarët dyshojnë se brejtësit afrikanë dhe primatët jo-njerëzor (si majmunët) mund të bartin virusin dhe të infektojnë njerëzit.

Rasti i parë te njeriu i lisë së majmunëve u regjistrua në vitin 1970, në atë që sot quhet Republika Demokratike e Kongos. Në vitin 2022, virusi është përhapur në të gjithë botën. Para kësaj, rastet e lisë së majmunëve ishin të rralla dhe zakonisht lidheshin me udhëtime ose kafshë të importuara nga rajonet ku virusi është endemik, shkruan CDC. 

Për sa i përket SIDA-s, ajo shfaqet si pasojë e virusit HIV, pra është faza e fundit e infektimit me HIV. Simptomat më të shpeshta janë humbje peshe, djersitje, infeksione mykotike, mavijosje në trup, skuqje, diarre, ënjtje të gjëndrave limfatike, temperaturë. Shpesh manifestohet me shfaqjen e infeksioneve të mushkërive, shfaqjen e tuberkulozit apo sëmundjeve malinje dhe përfundon me një përfundim fatal.

Virusi HIV u izolua më 20 maj 1983 nga virologët në Institutin Pasteur. Vëzhgimi i bërë me mikroskop u konfirmua më pas nga një botim në revistën shkencore Science, një revistë prestigjioze mjekësore. HIV 1 u njoh në 1985 dhe HIV 2 disa vite më vonë. Falë renditjes së çelësit të enzimës për replikimin viral (transkriptaza), ilaçi i parë antiretroviral AZT u krijua në vitin 1987. Luc Montagnier është virologu që zbuloi virusin HIV së bashku me anëtarët e ekipit të tij në Institutin Pasteur, duke përfshirë Francois Bar Sinussy. Montagnier dhe ekipi i tij ekzaminuan mostra nga pacientët me AIDS në 1983 dhe gjetën virusin, i njohur më vonë si HIV.

Sa i përket origjinës së SIDA-s, një grup shkencëtarësh, të udhëhequr nga Michael Vorobiev, profesor i ekologjisë dhe biologjisë evolucionare në Universitetin e Arizonës, kryen një studim në të cilin dëshmuan se forma e parë e virusit HIV u shfaq në Afrikë midis 1884 dhe 1924. Duke analizuar feçet e shimpanzeve, ata vërtetuan se virusi u transmetua prej tyre te njerëzit në pjesën juglindore të Kamerunit, rreth vitit 1908. Teoria se virusi u transmetua nga shimpanzetë te njerëzit është vërtetuar edhe në universitetet e Nottingham, Montpellier dhe Alabama. Virusi u përhap në mesin e popullatës lokale, duke marrë përmasa më të mëdha kur arriti në Kinshasa (Republika Demokratike e Kongos). Dy mostrat më të vjetra të HIV-it kanë origjinën nga ky qytet, njëra e gjetur në plazmën e gjakut të një burri në vitin 1959 dhe tjetra në nyjet limfatike të një gruaje në vitin 1960.

Nga mesi i vitit 1981, vdekjet nga infeksionet oportuniste (infeksione të lidhura me mungesë të rëndë imuniteti) që më parë kishin ndodhur kryesisht në pacientët pas transplantimit filluan të ndodhin te meshkujt homoseksualë të shëndetshëm në Los Anxhelos, San Francisko dhe Nju Jork. Më 24 shtator 1982, përkufizimi i parë mjekësor i sindromës së mungesës së imunitetit u vendos nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve.

Prandaj, nuk mund të thuhet se SIDA dhe lija e majmunëve janë shpikur nga “homoseksualët” në OBSH. Një pretendim i tillë nuk mbështetet nga asnjë fakt dhe bazohet në spekulime dhe teori konspirative. Prandaj e vlerësojmë si të pasaktë postimin që po analizojmë.