Në Maqedoninë e Veriut vazhdoi rritja e çmimeve edhe te shërbimet hotelerike

Në muajin tetor është regjistruar rritje e çmimeve te shërbimet hotelerike në Maqedoninë e Veriut, krahasuar me muajin paraprak dhe tetorin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në tetor të vitit 2024, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, është rritur për 6.1 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke shtuar që çmimet në krahasim me shtatorin e këtij viti kanë shënuar rritje për 1.1 përqind.

Te shërbimet hotelerike rritja më e madhe ka ardhur për shkak rritjes së çmimit për netët e kaluar, duke u regjistruar rritje për 21.3 përqind. Ndërkohë te pijet joalkoolike ka pasur rritje për 5.2 përqind, ndërsa te ato alkoolike 4.9 përqind.