Në Kumanovë u mbajt edicioni i 18-të i Festivalit për Fëmijë “Fluturat”

Në Kumanovë u mbajt edicioni i 18-të i Festivalit për Fëmijë “Fluturat”, një nga ngjarjet më të dashura artistike për talentët e rinj. Festivali solli një mbrëmje të mbushur me muzikë, vallëzim dhe emocione të veçanta për fëmijët, shkruan Portalb.mk.

Publiku shijoi interpretimet e fëmijëve pjesëmarrës, ndërsa programi artistik u pasurua edhe me pika atraktive nga grupet e baletit për fëmijë, të cilat sollën energji dhe ngjyra në skenë, si dhe me performancën e SHKA “Bajram Shabani”, që i dha festivalit frymë tradicionale dhe artistike.

• Çmimi i parë – Lis Zeneli me këngën “Kauboj”
• Çmimi i dytë – Blin Tufa me këngën “Sa e vogël bota”
• Çmimi i tretë – Tea Masurica me këngën “1 Qershori”

Festivali edhe këtë vit erdhi nën drejtimin artistik të drejtorit Ilir Latifi.


Ndërsa çmimi i parë i publikut iu nda Klea Latifit me këngën “Balerina”, e cila fitoi duartrokitjet dhe simpatinë e publikut të pranishëm.