Në gjithë Maqedoninë e Veriut janë kompetentë vetëm 16 inspektorë banimi

Ndryshimet ligjore do të lejojnë emërimin e një menaxheri të përkohshëm në ndërtesat, i cili pritet të tejkalojë problemin në shumicën e ndërtesave që ende nuk kanë rregulluar menaxhimin në pjesët e përbashkëta në përputhje me Ligjin për banim. Kështu, sipas Komisionit rregullator për banim, do të ndihmojë ndjeshëm qytetarët në tejkalimin e problemeve dhe vështirësive të shumta në drejtim të mbajtjes së një mbledhjeje të pronarëve dhe marrjes së vendimeve.  

“Një numër i madh ndërtesash ende nuk kanë menaxherë  ose kanë krijuar bashkësi të banuesve, domethënë funksionojnë sipas mënyrës së vjetër me një këshill shtëpie që nuk ekziston si institucion. Edhe bashkësia e banuesve duhet të regjistrohet në Regjistrin qendror. Kështu është në botë dhe vetëm në këtë  mënyrë funksionimi mund të rregullohet sidomos me rritjen e banimit kolektiv në vend. Ky problem i madh mund të tejkalohet me emërimin e një menaxheri të përkohshëm nga kryetarët e komunave ose Komisioni rregullator i banimit”, shprehet kryetari i Komisionit Zoran Maxhovski në bisedë për MIA-n.

Sipas Maxhovskit, problemi është numri i pamjaftueshëm i inspektorëve të banimit. Në vitin 2021, kishte vetëm 10 inspektorë për të gjitha komunat urbane, katër prej tyre për Shkupin. Pas fushatës që ata zbatuan me komunat, tani ka 16 inspektorë, por edhe at nuk janë të mjaftueshëm.

“Në komunat urbane në vitin 2021 ka pasur gjithsej 10 inspektorë banimi, nga të cilët vetëm katër për Shkupin. Ka pasur në Karposh, Gazi Babë, Qendër dhe Aerodrom. Nuk kishte në asnjë nga komunat tjera. Nuk qytetet tjera nuk ka në Prilep, në Gostivar, Tetovë, Strugë, Kërçovë. Pas konstatimit të tillë, Komisioni rregullator bëri një fushatë në ndihmë të kryetarëve të komunave dhe komunave sepse kuptuam se ata nuk ishin të vetëdijshëm se ishin kompetentë për banimin, e jo Komisioni rregullator i banimit. Kur shkuam te kryetarët e komunave, ata nuk ishin kryesisht të njoftuar me banimin. Në Evropë dhe në mbarë botën, i kushtohet rëndësi e madhe banimit, gjë që nuk ndodh te ne. Është ende risi, ende shumë komuna nuk dinë se si, nuk e kuptojnë se janë ato që duhet të rregullojnë banimin përmes inspektorit. Ne bëmë një fushatë përmes së cilës treguam rëndësinë dhe e cila kontribuoi në rritjen e numrit të inspektorëve në 16, respektivisht plus gjashtë inspektorë, dy prej të cilëve janë në Çair dhe në Kisella Vodë. Ka efekt, por nuk jemi të kënaqur me rritjen e numrit, veçanërisht në Shkup ku ndodhen shumica e ndërtesave kolektive. Kemi komuna si Aerodromi me inspektor që ka kompetenca të tjera dhe që nuk mund të mbërrijë të shoh ankesat, e lëre më të dalë në terren. Kemi komuna në Shkup që kanë nevojë për jo një, por dy ose tre inspektorë – Qendër, Aerodrom, Kisella Vodë, Karposh…”, informon Maxhovski.

Mungesa e stafit haset edhe nga Komisioni rregullator i banimit, ku që nga fillimi i punës në vitin 2011 nuk është punësuar asnjë nëpunës i vetëm administrativ, ndërsa ata kanë vëllim të shtuar të punës.

“Që në fillim kanë qenë dy nëpunës të punësuar administrativë  dhe një person teknik. Me sistematizim janë parashikuar nëntë nëpunës administrativë dhe një person teknik. Ne vazhdimisht kërkojmë pëlqimin për punësim, por Ministria e Financave gjithmonë i refuzon ato. Në shtator, një nëpunës administrativ del në pension dhe ne mbetemi me një nëpunës administrativ dhe një person teknik”, thekson Maxhovski.