Moti sot në RMV: Paradite me diell, pasdite stuhi, reshje të dendura shiu dhe bubullima

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite dhe mbrëmja në shumë pjesë të vendit do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullimë, lokalisht në formë stuhie me erë të fortë dhe me breshër, sipas parashikimit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPH), transmeton Portalb.mk.

Temperatura e mëngjesit do të jetë nga 14 deri në 22 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës nga 28 deri në 38 gradë.

Në Shkup, sipas parashikimit të DPH-së, sot do të mbajë mot me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare. Pasdite dhe në mbrëmje do të ketë zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të fortë.

Temperatura do të lëvizë nga 19 gradë Celsius në mëngjes deri në 36 gradë gjatë ditës.

Për ditën e nesërme sinoptikanët parashikojnë që në mëngjes mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Në orët e pasdites do të jetë e paqëndrueshme vende-vende me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullimë, lokalisht në formë stuhie. Indeksi UV do të jetë 8.