Ministrat e Jashtëm të G7 në Francë diskutojnë krizën globale dhe reformën e multilateralizmit
Më 26 dhe 27 mars 2026, në Abacinë e Vaux-de-Cernay, Franca pret takimin e ministrave të Jashtëm të G7 si pjesë e presidencës franceze, raporton Portalb.mk.
Takimi zhvillohet në një atmosferë të ngarkuar nga konfliktet ndërkombëtare, kërcënimet ndërkufitare dhe fragmentimi i rendit ekonomik global.
Përveç shteteve anëtare të G7 – Gjermania, Kanadaja, Shtetet e Bashkuara, Franca, Italia, Japonia dhe Britania e Madhe, marrin pjesë edhe vende të ftuara si Arabia Saudite, Brazili, Koreja e Jugut, India dhe Ukraina, si dhe përfaqësues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe nga BE-ja.
Diskutimet fokusohen në disa fusha kryesore: Lufta në Lindjen e Mesme, lufta në Ukrainë, konfliktet në Indo-Paqësor, Sudan, Haiti, Gaza, Venezuelë, Kuba
Një pjesë e rëndësishme e agjendës është reforma e qeverisjes globale si dhe luftimi i kërcënimeve ndërsektoriale dhe mbrojtja e sovranitetit.
Objektivat kryesore të sesioneve të punës përfshijnë: Kontribut në reformën e operacioneve paqeruajtëse, efikasiteti i zinxhirëve humanitarë të furnizimit, integrimi ekonomik në Lindjen e Mesme, konferencë rajonale për luftën kundër Captagon-it në Siri, restaurimi i strukturës së izolimit të Çernobil-it, konferencë rajonale për sigurinë në Karaibe, konferenca e pestë “No Money for Terror”, mineralet kritike, siguria detare dhe e porteve.
Takimi i Vaux-de-Cernay u përkufizua nga Franca si një presidencë e “ekuilibrit, konvergjencës dhe rezultateve”, me synimin për të ofruar zgjidhje konkrete për sigurinë dhe prosperitetin global.
Ky takim i ministrave të Jashtëm shërben si parapërgatitje për samitin e liderëve të G7 që do të mbahet në Évian më 15-17 qershor 2026.