Mijëra protestues pro Palestinës marshuan në rrugët e Londrës

Protestuesit valëvitën pankarta ku shkruhej “ndaloni armatimin e Izraelit” dhe “armëpushim tani”, raporton ABC. Turma valëviti flamuj të shumtë të Palestinës ndërsa marshonin dhe një copë e gjatë pëlhure e kuqe e ndezur, me përmasa shumë metra dhe që i ngjan një lumi, u vendos në mes të marshimit.

Thirrjet duke përfshirë “ne jemi të gjithë palestinezë” dhe “fund gjenocidit” mund të dëgjoheshin ndërsa protestuesit ecnin.

Një grup i të mbijetuarve të Holokaustit u ulën në anën e protestës me pankarta në mbështetje të protestuesve palestinezë ku shkruhej: “Pasardhës të mbijetuar të Holokaustit kundër gjenocidit në Gaza “.

Një anëtar i protestës falënderoi grupin ndërsa po kalonin.