Micotakis: Fushata zgjedhore në RMV ka përfunduar, ajo ngelet e “izoluar” nga integrimi në BE dhe jo Greqia

Kryeministri grek, Kirjakos Micotakis sot në një intervistë për TV Open, vë në pah se Ballkani po përfshihet nga nacionalizmi, dhe se Greqia e ndodhur në këtë gjendje, detyrohet të mbështetet në Bashkimin Evropian dhe ligjin ndërkombëtar. Duke i komentuar më tej relacionet diplomatike me Maqedoninë e Veriut ai rikujton se shteti fqinj tashmë ka kaluar periudhën e fushatës zgjedhore, dhe se është i “izoluar” nga integrimi në Bashkimin Evropian, ndërkaq memorandumet janë arma mbrojtëse e tyre në raport me “sjelljen” e VMRO-DPMNE-së që pret të marrë pushtetin, transmeton Portalb.mk.

Me ardhjen në pushtet të partive me ide nacionaliste në Ballkan, Greqia duket të jetë e shqetësuar, në mungesë të pozitës së fuqisë ajo duhet të mbështetet në krah të Bashkimit Evropian dhe ligjit ndërkombëtar.

“Sot, nacionalizmi po zgjohen në Ballkan dhe Greqia duhet të kalojë nga pozita e fuqisë, kundrejt pasjes së Evropës krah vetes dhe ligjit ndërkombëtar”, tha Micotakis.

Duke komentuar relacionet diplomatike me Maqedoninë e Veriut, kryeministri grek rikujton se fushata zgjedhore tashmë ka përfunduar, dhe se Shkupi është i “izoluar” nga integrimi në Bashkimin Evropian, dhe jo Greqia, ndaj duhet të përshtaten me marrëveshjet e nënshkruara, ngase kjo është një çështje që nuk ndryshon.

“Shteti fqinj duhet të kuptojë se periudha parazgjedhore ka përfunduar. Shkupi është i “izoluar” dhe jo Greqia. Besoj se do të përshtaten…Çështja për emrin nuk ndryshon!”, tha Micotakis.

Përskaj izolimit ndërkombëtar të RMV-së, kryeministri grek më tej shton edhe mos-ratifikimi i memorandumeve nga Marrëveshja e Prespës të nënshkruar që nga viti 2018, nga ana e Greqisë do të përdoret si “armë” kundrejt VMRO-DPMNE-së e cila ka një retorike ekstreme të djathtë.

“Ata duhet të kuptojnë se kjo politikë do t’i çojë në izolim ndërkombëtar. Ne nuk jemi naivë. Ne dimë t’i menaxhojmë këto lojëra partiake të vogla. Prandaj nuk ratifikuam memorandumet që kërkojnë disa njerëz. Ne e pamë që VMRO-DPMNE po vinte në pushtet me një retorikë të ekstremit të djathtë, memorandumet janë një armë tjetër në këto rrethana”, thekson Micotakis.

Kujtojmë se, reagimet për Marrëveshjen e Prespës nisën të vijnë, pasi presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, gjatë dhënies së betimit nuk e përdori emrin zyrtar “Maqedonia e Veriut” ashtu siç është rënë dakord me Marrëveshjen e Prespës.

Zbatimi i Marrëveshjes së Prespës është e një rëndësie të madhe, pasi menjëherë pas arritjes së saj Maqedonia e Veriut u bë anëtare e NATO-s.