Mickoski për Ligjin e gjuhëve: Ka gjëra që nuk më pëlqejnë, por derisa jam kryeministër do ta respektoj Kushtetutën dhe ligjet

Unë jam njeri që i respektoj ligjet. Ndoshta më paraqet problem diçka që është bërë në të kaluarën në Kushtetutë dhe sa do që të jem kundër saj, siç është përdorimi i mbiemrit “e Veriut”, unë derisa e mbaj këtë funksion do të qëndroj pas ligjeve, pasi nuk dua të ofendoj qytetarët dhe Kushtetutën e vendit, tha kryeministri Hristijan Mickoski, i pyetur sot në lidhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili është bërë temë diskutimi ditëve të fundit, transmeton Portalb.mk.

“Ndoshta edhe unë e kam problem të pranoj diçka që është bërë në Kushtetutën e Maqedonisë në të kaluarën”, tha Mickoski.

pyetur rreth informacioneve për destabilizim të mundshëm pas paralajmërimeve nga Gjykata Kushtetuese se do ta shqyrtojë Ligjin për përdorimin e gjuhëve, Mickoski tha se nuk pret destabilizim.

“Nuk besoj se do të ketë mundësi për çfarëdo destabilizimi. Nuk pres që çdo kush që merr pagë në kurriz të qytetarëve të mos respektojë ligjet dhe Kushtetutën e Maqedonisë. Ndoshta edhe mua më paraqet problem diçka, është është bërë në të kaluarën në Kushtetitë dhe sa do që të jem kundër saj, siç është përdorimi i mbiemrit “e Veriut”, unë derisa e mbaj këtë funksion do të qëndroj pas ligjeve, pasi nuk dua të ofendoj qytetarët dhe Kushtetutën e vendit”, tha Mickoski.

Ndryshe, para gjykatësve kushtetues janë nismat për kushtetutshmërinë e ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe ajo për balancuesit, për të cilat këtij institucioni mbase do t’i duhet të debatojë së shpejti. Lënda e Ligjit për Gjuhët përbëhet nga 13 nisma nga qytetarë, parti politike, shoqata të ndryshme dhe është themeluar që nga viti 2019.

Nga Gjykata Kushtetuese kanë thënë se këtë muaj do të duhet të marrin vendim rreth iniciativës.