Mediat në Poloni nën sulme kibernetike

Gazetat, revistat javore më të shitura dhe faqet e lajmeve të Polonisë janë përballur me sulme kibernetike, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të medias polake, me sulmet kibernetike krahas “Super Express”, “Gazeta Wyborcza” dhe “Rzeczospolita” që janë respektivisht gazeta e parë, e dytë dhe tretë më e shitur në vend, janë përballur edhe revista javore më e shitur “Polityka” si dhe faqet e lajmeve “wPolityce” dhe “Niezalezna”.

Në një deklaratë nga “wPolityce” në Twitter thuhet se “Vazhdon sulmi i hakerimit DDoS ndaj faqes tonë të internetit. Sipas informacioneve të siguruara nga Ministria e Çështjeve Dixhitale të Polonisë, pas sulmit qëndrojnë grupet ruse të hakerëve”.

Ndërsa në deklaratën e “Gazeta Wyborcza” thuhet se faqja e saj e internetit sot punon më ngadalë sesa normalja dhe informohet se “Ju kërkojmë ndjesë për këto probleme. Ministria e Çështjeve Dixhitale konfirmoi se ndaj faqes tonë të internetit është kryer sulm DDoS”.

Institucionet e medias që janë vendosur në objektiv përfaqësojnë pikëpamje të ndryshme politike. “wPolityce” dhe “Niezalezna” mbështesin partinë në pushtet ndërsa “Gazeta Wyborcza” kritikon ashpër qeverinë.

Ndërkohë agjencia zyrtare e lajmeve PAP e Polonisë publikoi një lajm që njofton se do të kryhen kërkime teknike lidhur me çështjen.