Më pak se një muaj mundësi për të aplikuar për çmimin në vlerë 130 mijë denarë
Punimi më i mirë në fushën e makroekonomisë do të vlerësohet nga Komisioni i formuar nga Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut. Autori i këtij punimi do të shpërblehet me 130 mijë denarë, transmeton Portalb.mk.
“Të drejtë pjesëmarrjeje në Konkurs kanë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut të moshës deri më 35 vjet. Të punësuarit e Bankës Popullore dhe anëtarët e Këshillit të Bankës Popullore nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në Konkurs”, raportoi Banka, duke theksuar se vendi i parë do të marrë 130 mijë denarë, ndërsa vendi i dytë 65 mijë denarë.
Të drejtë për aplikimi në Konkursin për çmimin vjetor për hulumtues të rinj kanë të rinjtë deri në moshën 35 vjeç. Mundësia për aplikim është deri më 1 shkurt të vitit 2026.
Punimi duhet të kenë 80 mijë karaktere, duke përfshirë abstraktin, përmbledhjen e literaturës së konsultuar nga fusha që po hulumtohet, përshkrimi e metodave të hulumtimit të përdorur në punim, analizën, vëzhgimet përfundimtare dhe bibliografinë.
“Autorët kanë të drejtë të konkurrojnë në Konkursin për përzgjedhjen e punimit më të mirë me punim të botuar tashmë, por jo përpara datës 1 janar 2024. Nëse dorëzoni punim që është botuar tanimë, autori duhet të tregojë se kur dhe ku është botuar punimi”, sqaroi Banka.