Me gjysmë milioni euro do të sanohen dëmet në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë, ndërtimi i të cilit kushtoi 40 milionë euro
Mbi 560 mijë euro do të kushtojë sanimi dhe riparimi i disa pjesëve dhe elementeve në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë (TKM), transmeton Portalb.mk.
Sipas kontratës së publikuar në Byronë e Prokurimeve Publike, tenderin për sanimin dhe riparimin e ka fituar kompania “Martin Inxhinering” nga Shkupi, ndërsa afati për realizimin e punimeve është një vit.
Sipas të dhënave, vlera e përgjithshme e të gjitha punimeve të sanimit është 34.883.514 denarë me TVSH, që është afërsisht 567.212 euro.
Objekti në qendër të Shkupit, si pjesë e projektit “Shkupi 2014”, u hap në vitin 2013 dhe kushtoi 40 milionë euro.