Mbikalimet në rrugët e Shkupit, jofunksionale

“Investimi në këto mbikalime apo urë në qytetin e Shkupit, sipas qytetarëve është i gabuar. Ato kohëve të fundit edhe nuk mirëmbahen por edhe nuk shfrytëzohen nga qytetaret, i vetmi funksion që po kryejnë kohëve të fundit është reklamimi në këto ura.” Ky mbikalim, pas katër vitesh ndërtimi, u vu në shërbim në vitin 2006, ndërsa ndërtimi i kësaj ure i kushtoi rreth 900 mijë euro komunës së Karposhit, raportoi Alsat.

“Investim i madh por i gabuar, askush nuk e shfrytëzon urën, ka lartë dyqane por cili është ai plak që do të ngjitet lart për në dyqan të blejë qumësht apo jogurt”, tha një qytetar.

“Disa janë investim i mirë e disa jo, në këtë rast kjo urë për mua është investim i keq, nuk shfrytëzohet për një kohë të gjatë”, shtoi një qytetar.

“Nuk ka kulturë, kjo është gjëja më e thjeshtë te ne. Të ketë kulturë do kalojnë të sigurte mbi të gjitha ndërsa shkojnë në vendkalimi i këmbësorëve nuk ka përparësi, aksidente, semaforë. Kjo është punë e mirë edhe këtu edhe në Çarshi por duhet të shfrytëzohet me rregulla”, theksoi një qytetar tjetër.

E ngjashme është situata edhe me mbikalimin në Bit Pazar, ura shfrytëzohet vetëm për reklamim.

“Kjo urë nuk është në rregull e bërë, të ishte në rregull gjithçka do të vinte në vendin e vet. Kjo duhet të jetë edhe për njeriun e sëmurë edhe për personat me nevoja të veçanta e këtu pisllëku të mbytë”, shtoi një qytetar tjetër.

“Këtu kaloj më lehtë na vjen, andej askush nuk shkon, çka të bëjmë”, theksoi një qytetar.

“Mbyllur ishte dera, nuk munda të hyj”, shtoi një qytetar.