Mbi 90 përqind e dënimeve në Maqedoninë e Veriut janë për këtë arsye

Në Maqedoninë e Veriut përmes projektit “Qyteti i Sigurt” janë regjistruar 650 dënime brenda 24 orëve, ashtu që 90 përqind e dënimeve janë për shkak tejkalimit të shpejtësisë, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë ditës së djeshme (03.02.2026) u regjistruan gjithsej 650 kundërvajtje përmes sistemit “Qyteti i Sigurt”. Prej tyre, për kalim në dritë të kuqe janë konstatuar gjithsej 36 kundërvajtje, për vozitje me shpejtësi më të madhe nga e lejuara janë gjithsej 590 kundërvajtje”, raportoi Policia.

Përmes sistemit “Qyteti i Sigurt” janë regjistruar edhe 24 dënime për shkak se automjetit të paregjistruar, ndërsa 61 personave i ndalohet drejtimi i automjetit.

Përndryshe, nga 1 shkurti, sistemi “Qytet i Sigurt” filloi të funksionojë në territorin e qyteteve të Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës, si dhe në korridoret 8 dhe 10.

Kjo do të thotë se qytetarët që kanë kryer shkelje të zbuluar nga kamerat e “Qytetit të Sigurt” do të sanksionohen.

Do të zbulohen katër shkelje tipike të trafikut, siç janë parkimi i paligjshëm, drejtimi i automjetit më shpejt se shpejtësia e përcaktuar, kalimi i semaforit të kuq dhe drejtimi i një automjeti me patentë të skaduar.