MASh i publikoi rezultatet e bursave për ciklin e dytë në RMV

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë së Veriut i ka shpallur rezultatet e konkursit për ndarjen e bursave për studime të ciklit të dytë në vend për vitin akademik 2023/2024, transmeton Portalb.mk.

“Të gjithë kandidatët do të marrin Aktvendim, ndërsa kandidatët e refuzuar do të kenë mundësi të parashtrojnë ankesë nga dita e marrjes së Aktvendimit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në të cilën do të shënohet arsyeja për të cilën aplikimi është refuzuar”, informoi Ministria.

Rezultatet mund t’i shihni KËTU.

Kandidatët të cilët pranohen në mënyrë shtesë do të njoftohen për nënshkrimin e marrëveshjes.