Maqedonia e Veriut ra me katër vende në Indeksin Global të Paqes
Think-tanku ndërkombëtar, Instituti për Ekonomi dhe Paqe, ka publikuar Indeksin Global të Paqes (GPI) të këtij viti. Maqedonia renditet në vendin e 51-të, 4 vende më poshtë nga renditja e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.
Në rajon, Sllovenia renditet në vendin e 9-të, e ndjekur nga Kroacia (e 19-ta), Bullgaria (e 29-ta) dhe Mali i Zi (i 34-ti). Pas Maqedonisë janë Shqipëria (e 52-ta), Bullgaria (e 57-ta), Bosnja dhe Hercegovina (e 59-ta), Kosova (e 63-ta) dhe Serbia (e 64-ta).
Islanda është shpallur përsëri vendi më paqësor në botë sipas Indeksit Global të Paqes. Përveç vendit të parë në renditje këtë vit, Islanda është e treta në listën e vendeve më të lumtura në botë në Raportin Botëror të Lumturisë, dhe është gjithashtu një nga destinacionet turistike më të dëshirueshme në hemisferën veriore.
Rusia është në fund të listës, në vendin e 163-të. Kjo është hera e parë që është shpallur vendi më pak paqësor në botë në këtë raport.
Indeksi rendit 163 vende dhe territore të pavarura sipas kritereve të tilla si sigurimi shoqëror, shkalla e konflikteve të brendshme dhe ndërkombëtare dhe shkalla e militarizimit.